Rifillon gara në volejboll

12 qershor 2020 | 16:45

Të shtunën (nesër) rifillon gara edhe në Superligën e Kosovës në volejboll. Kampionati në volejboll ishte ndërprerë për shkak të koronavirusit, ndërsa të shtunën e të dielën janë ndeshjet gjysmëfinale të plejofit.

Te meshkujt të dy ndeshjet janë të shtunën. Nga ora 15:00 takohen Ferizaj e Theranda, kurse nga ora 18:00 Luboteni e Prishtina Volley.

Ndërkohë te femrat ndeshja M-Technologie – Drita është të shtunën nga ora 13:30. Të dielën nga ora 15:00 takohen Skënderaj e Kastrioti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gentrit Kadrolli Në ditët e para të fillimit të…