Rifillon prodhimi në Ferronikel të Drenasit

21 qershor 2023 | 08:21

Në tetor të vitit 2021 “NewCo Ferronikeli” ndërpreu prodhimin e Ferronikelit për shkak të rritjeve të çmimeve të energjisë elektrike.

Gati dy vjet më vonë, kjo kompani po i rikthehet prodhimit. Sot mban ceremoninë hapëse të saj.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli është e detyruar të ndalojë përkohësisht prodhimin” kishte njoftuar kompania asokohe.

Rikthimin e kompanisë në prodhim, NewCo Ferronikeli e ka bërë duke mobilizuar ekip punëtorësh të cilët pritet t’i rikthehen një prej pordhimtarive më të mëdha që kishte Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi ka kërkuar nga…