Rifillon puna në Njësitë e Patentë Shoferëve

17 korrik 2020 | 10:48

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar kandidatët dhe autoshkollat për rifillimin e punës së Njësive të Patentë Shoferëve duke filluar nga 20 korriku.

Kjo ministri njofton se puna do të rifillojë në zbatimin strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së si më poshtë:

·  Zbatimin e masave anti Covid-19 dhe udhëzimeve të përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH-së (Manuali),

·  Sipas rekomandimeve, të gjitha njësitë do të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre (zyre dhe salla),

·  Pranimi i aplikacioneve do të bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse (maskës), sipas rekomandimeve të IKSHPK-së (së paku 1.5 metra),

·  Kandidatët për t’iu nënshtruar provimit (teorik dhe praktik) obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska), sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,

·  Kandidatët gjatë pritjes për hyrje në provim dhe marrje të rezultatit obligohen në respektimin strikt të distancës fizike, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së,

·  Numri i kandidatëve në salla do të jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike,

·  Në hyrje të objek​teve të NJPSH-ve dhe salla do të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit,

·  Komunikimi i rezultatit të provimit teorik do të bëhet jashtë sallës (deri sa të bëhet dezinfektimi i ambientit për terminin tjetër).

Zbatimi i masave është obligativ dhe do të mbikqyret nga institucionet relevante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa muajsh në karantinë dhe me të ardhura fare…