Rifillon punën drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj
Nga sot Ilir Murtezaj rifilloi punën në pozitën e drejtorit të Përgjithshme të Administratës Tatimore të Kosovës, bazuar në Vendimin NR. 302/2020, të marr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, për rikthimin në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj.
Andaj, bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit që ka drejtori i përgjithshëm i ATK-së, sot drejtori Murtezaj ka mbajtur takimin e parë me menaxhmentin e lartë të ATK-së për këtë vit, në të cilin janë diskutuar planet dhe aktivitetet për vitin 2021, si dhe shumë projekte të tjera, të cilat do të vazhdojnë të finalizohen gjatë këtij viti.
Drejtori Murtezaj, fillimisht uroi menaxhmentin që ky vit të jetë vit i mbarë të për të gjithë, njëherit uroi që efektet e pandemisë këtë vit të jetë të riparueshëm në të gjitha segmentet ku ATK ka rolin e saj.