Rifillon takimi Kurti-Mustafa
02 dhjetor 2019
| 16:03
Pas një pauze prej 40 minutash, ka rinisur takimi në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Takimi i parë i Kurtit me Mustafën ka zgjatur rreth një orë, por nuk e ka sjellë marrëveshjen përfundimtare, teksa sërish janë duke u bërë përpjekje për të arritur koalicionin e ardhshëm qeverisës.