Rigjenerohet hapësira publike te “Rruga B”
20 maj 2018
| 13:32
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se hapësira publike te “Rruga B” tashmë është rigjeneruar plotësisht.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar edhe “Meeting of Styles” për vizatimet.
“Faleminderit UN Habitat dhe fëmijët që e dizajnuan. Falënderojmë edhe Zyrën e Rigjenerimit Urban për punën e mrekullueshme”, ka shkruar Ahmeti.
/Epoka e re/