Rihana shpallet këngëtarja më e pasur në botë, kjo është pasuria e saj
Rihanna është zyrtarisht një miliardere tashmë.
Pasuria e saj ka arrritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë kështu, edhe këngëtarja femër më e pasur në botë, shkruan Forbes.
Forbes vlerëson se vlera e këngëtares me famë botërore tani është 1.7 miliardë dollarë, duke e bërë atë muzikanten femër më të pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.
“Pjesa më e madhe e vlerës së saj neto prej 1.7 miliardë dollarësh nuk vjen nga të kënduarit, por nga kozmetika,” tha redaktori i Forbes Kerry Dolan për “GMA”.
Rihanna ka fituar 1.4 milionë dollarë vetëm nga kompania Fenty Beauty, ku ka 50% të aksioneve.
Pjesa tjetër e pasurisë, rreth 270 milionë dollarë ajo i ka fituar nga karriera e saj artistike si këngëtare dhe aktore, së bashku me shitjet nga linja e të brendshmeve, Savage x Fenty.
Një sipërmarrje e përbashkët 50-50 me konglomeratin luksoz francez LVMH, i cili gjithashtu zotëron markat e grimit si Sephora, Fenty Beauty, thuhet se ka fituar 550 milionë dollarë gjatë vitit të parë kalendarik në 2018, duke mposhtur linjat e tjera të famshme si Kylie Cosmetics të Kylie Jenner dhe të Kim Kardashian.