Rihanna, artistja më e pasur në botë. Kjo është pasuria e saj
05 qershor 2019
| 11:44
Sipas klasifikimit të revistës “Forbes”, Rihanna nuk është vetëm një artiste e famshme dhe e bukur, por dhe artisja femër më e pasur në botë.
Pasuria e saj i tejkalon 500 milionë euro. Pas saj renditen: Madonna që nuk shkon përtej 500 milionë, Celine Dion me 400 milionë dhe Beyonce me 350 milionë.
Vetëm 31 vjeç, këngëtarja nga Barbados, është gjithashtu sipërmarrëse falë punës së saj në fushën e modës, bizhuterive dhe kozmetikës.