
Rihanna, “cool” në paraqitjen e fundit (Foto)
13 shtator 2019
| 11:49
Rihanna është paraqitur tepër “cool” derisa ka prezantuar linjën e vet “Savage x Fenty” në Javën e Modës në Nju Jork derisa vetë është paraqitur me një minifustan me hije retro.
Tashmë dihet, ajo ka një vit që ka lansuar linjën “Savage x Fenty”. Kurse tani është koha që Rihanna të shndritë derisa ka lansuar linjën e saj në Javën e Modës në Nju Jork që ka filluar të martën.
Këngëtarja 31-vjeçare është shndërruar edhe në një disenjatore mode, duke rrezatuar edhe vetë me fustan.