Rihanna dhuron 5 milionë dollarë për ta luftuar koronavirusin
Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plotë pesë milionë dollarë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit përmes fondacionit të saj, “Clara Lionel (CLF)”.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, fonadacioni ka bërë me dije kontributin e dhënë.
“Ne i jemi përgjigjur COVID-19 duke ndarë pesë milionë dollarë në @PIH @DirectRelief @FeedingAmerica @rescueorg @WHO & #Barbados për të përgatitur vendet/ veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore, ushqim nëpër rajone të shumta. #CLF #HealthcareHeroes”, është thënë në njoftimin e “CLF”-së.
Këngëtarja ka themeluar organizatën jofitimprurëse në vitin 2012 për nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite.
Qëllimi i saj është të mbështesë dhe financojë “programe themelore dhe efektive të arsimit, shëndetit dhe reagimit ndaj urgjencave në të gjithë botën”.