Rihanna do të nisë një projekt të ri me ‘Louis Vuitton’
24 janar 2019
| 10:58
Rihanna duket se do të ketë një bashkëpunim me markën e njohur ‘Louis Vuitton’.
Këngëtarja e famshme ka arritur edhe një sukses të madh në industrinë e modës. Sipas ‘WWD’, Rihanna është vendosur të ketë një markë të linjës luksoze.
Që nga emërimi ambasadore me detyrë specifike për promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve për Barbados, Rihanna do të bëhet gruaja e parë e zezë për të krijuar një markë luksoze me ‘Loius Vuitton’, markën më të madhe të modës në botë.