Rihanna do t’i kthehet muzikës me një album
24 dhjetor 2018
| 11:09
Këngëtarja e njohur Rihanna tash e sa kohë nuk ka qenë aktive në muzikë, pas angazhimit të saj si stiliste në markën personale “Fenty” dhe në rolin e saj si aktore në “Oceans 8”.
Fansat, siç duket, nuk ishin të kënaqur nga ky mosaktivizim i këngëtares në fushën e muzikës dhe në llogarinë e saj mijëra pyetje ishin adresuar për datën e këngës së saj më të re.
Dhe Rihanna kishte vendosur t’u përgjigjej duke i befasuar të gjithë, pasi ajo nuk po rikthehet vetëm me një këngë, por me një album që pritet të publikohet në vitin 2019.