Rihanna emërohet ambasadore e Barbados
23 shtator 2018
| 15:00
Këngëtarja Rihanna ka thënë se nuk mund të ishte më shumë krenare pasi u emërua ambasadore nga qeveria e Barbados.
Artistja, emri i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë” në vendin e saj të lindjes. Roli i Rihannës përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve.
Kryeministrja Mia Amor Mottley ka theksuar se ishte e nderuar t’i jepte titullin këngëtares.