Rihanna është ndarë nga ASAP Rocky?
Marrëdhënia mes këngëtares Rihanna dhe producentit Rakim Nakache Mayers, i njohur më mirë me emrin e tij skenik ASAP Rocky thuhet se ka marrë fund.
Teksa po presin të lindte foshnja e tyre dhe pas gati një viti e gjysmë që kishin bërë publike lidhjen, dashuria që ata krijuan duket se u shkatërrua pas një tradhtie të bërë nga kantautori amerikan.
Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Twitter, ka ndezur thashethemet në rrjete sociale.
“Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e ka zënë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një koment të bërë.
Në pak minuta, stilisti i modës thekson se e ka tradhtuar gjatë Javës së Modës në Paris, gjersa ky postim arriti gati 17 mijë pëlqime dhe u shpërnda më shumë se 10.6 mijë herë dhe me mbi 2400 komente.
Bie në sy se ky skandal lind pasi pak ditë më parë u publikua pjesë e një seti fotografik për revistën “Vogue”, ku Rihanna tregon shtatzëninë e saj.