Rihanna flet për herë të parë pasi u konfirmua performanca e saj në “Super Bowl”
05 tetor 2022
| 16:32
Lajmi se Rihanna do të përformojë në edicionin e vitit 2023 në “Super Bowl” ka gëzuar tej mase dhe emocionuar fansat e saj.
E emocionuar për këtë eksperiencë duket të jetë edhe vet ylli i muzikës.
Ajo ka folur për herë të parë pas lajmit dhe u kap në rrugë nga TMZ.
Ndërsa ajo u përpoq të mos binte në sy duke mbajtur syze dielli të trasha të zeza dhe flokët e saj të krehura drejt fytyrës, TMZ e kapi atë në parking.
Kur u pyet se si u ndje për performancën në shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl”, këngëtarja e “Diamonds” u përgjigj: “Jam nervoze, por jam e emocionuar”.
Më pas intervistuesi pyeti se kë mund të sillte si të ftuar speciale, por këngëtarja e “Umbrella” thjesht ngriti supet.