Rihanna flet për të dashurin
06 maj 2018
| 14:03
Këngëtarja Rihanna rrallëherë diskuton për jetën private. Ajo është e dashuruar kokë e këmbë në biznesmenin saudit Hassan Jameel. Rihanna dhe Jameel shpesh janë parë në pushime së bashku.
“Më parë jam ndjerë në faj kur ndaja kohë për veten, mirëpo mendoj se më parë nuk kam takuar dikë që ia vlente ta shpenzoja kohën me të”, ka thënë ajo. Gjithashtu, Rihanna ka folur edhe për linjat trupore të saj në intervistën për “Vogue”-n.