Rihanna godet sërish me fotot “ngre temperaturat” teksa shfaqet me të kuqe

11 tetor 2024 | 16:26

Këngëtarja e famshme, Rihhana, ka ngritur temperaturat teksa është shfaqur me një palë të brendshme ngjyrë të kuqe seksi. Seti fotografik i detyrohet bashkëpunimit të saj të fundit me Savage X Diesel.

Ylli i muzikës nuk le vend për imagjinatë teksa shfaqet e veshur me një bust me rrjetë dhe një pantallona bikini me fije rrjete gjithashtu.

Gjatë pozave, këngëtarja ka treguar dhe tatuazhet të cilat i vejnë në pah sensualitetin që ajo e ka karakteristikë të sajën.

Ylli i shumë hiteve nuk ka lënë asnjë detaj ti shpëtojë pa e kombinuar me veshjen. Ngjyra e flokëve të saj kësaj herë shihet e kuqe.

Riri i shtoi një xhaketë blu veshjes së saj në xhirimet promovuese, por me sa mund të themi, kjo nuk është në shitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës, para ndeshjes së nesërme…