
Rihanna jep këshilla grimi
04 maj 2018
| 10:44
Rihanna ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor dhe është fokusuar në biznesin e saj me produkte kozmetike.
Së fundmi ajo ishte personazh i ftuar nga revista “Vogue”, ku ka treguar se si e bën makijazhin kur i duhet të grimohet vetë. Ajo nuk ka ngurruar që përmes kësaj videoje t’i bëjë edhe reklamë disa prej produkteve të saj “Fenty Beauty”.