Rihanna kërcënon me padi Florjanën dhe Ritën, shkak emri i kompanisë

23 gusht 2023 | 11:07

Dy shoqe nga Kosova, me banim në Zvicër, Florjana dhe Rita u bënë gati të shpërthenin me labelin e tyre të modës në këtë industri.

Por këngëtarja e famshme botërore ka kërcënuar me padi dy kosovaret duke frenuar paksa futjen e tyre fuqishëm në treg.

Labeli i modës së Ritës dhe Florjanës mbanë emrin “Riana”, gjë e cila e ka penguar yllin botëror të muzikës.

Një ekip avokatësh të këngëtares kanë kërcënuar me padi ngase emri i biznesit është thuajse i ngjashëm me atë të Rihannës.

“Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e para të emrave tonë. Biznesin e regjistruam në Zyrich dhe emri i Rihannës nuk asocionte asgjë me punën tonë. Ishte fundi i botës për ne kur avokatët e Rihannës na kërcënuan ne. Rihanna është shumë e madhe dhe ne nuk e kemi në plan të futemi në procesi gjyqësore me të. Ne kemi tani një emër tjetër” kanë thënë dy kosovaret për mediat zvicërane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hirvin Lozano do të largohet nga Napoli dhe klubi italian…