Rihanna mahnit në një nga paraqitjet e fundit

04 prill 2023 | 12:45

Rihanna u dha fansave një vështrim tjetër të asaj se si po duket në shtatzëni, ndërsa po shijonte një dalje intime familjare gjatë fundjavës.

Këngëtarja shtatzënë e “Work”, 35 vjeçare, u pa duke shijuar një darkë vonë në pikën e famshme Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni, të shtunën mbrëma me të dashurin e saj prej shumë kohësh, ASAP Rocky.

Çifti, përveç tezes dhe nënës së Rihannas, kishin edhe të voglin e tyre, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Foto: Backgrid

Në një moment, ASAP u fotografua duke mbajtur djalin e tyre gati njëvjeçar në restorant.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Rihanna

Sipas një dëshmitari okular, familja darkoi së bashku për rreth një orë përpara se reperi ta sillte foshnjën jashtë në makinë dhe ta vendoste në ndenjësen e makinës.

Foto: Backgrid

Ylli i famshëm njoftoi se po pret fëmijën e dytë gjatë një performance në “Super Bowl 2023”.

Lajmi për pritjen e ëmbël e bëri të ditur para një turme të madhe, ndonëse për këtë nuk ishin të njoftuar as familjarët e artistes.

Foto: Backgrid

Bukuroshja nga Barbados u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar.

Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka theksuar se raporti…