
Rihanna mbush 30 vjet, Chris Browni e uron publikisht
22 shkurt 2018
| 10:48
Diva e muzikës, Rihanna, ka festuar 30-vjetorin e lindjes. Të shumta kanë qenë urimet për këngëtaren nga ana e familjarëve dhe miqve të saj në këtë ditë të veçantë.
Një ndër ata që e kanë uruar Rihannën ka qenë edhe Chris Brown, i cili, pavarësisht prej gjithçkaje, e ka uruar atë publikisht. Reperi ka postuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi të Rihannës kur ishte fëmijë, krah së cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen”.