Rihanna me veshje sportive dhe take me plot shkëlqim
22 janar 2020
| 11:30
Rihanna është pa dyshim mbretëresha kur vjen puna te kombinimi i veshjeve që janë të stileve të ndryshme.
Ylli 31-vjeçar është fotografuar nga paparacët në aeroportin “John F. Kennedy” të Nju Jorkut duke shkëlqyer nga koka te këmbët.
Këngëtarja është parë jo vetëm me qaforen e saj shumë të preferuar të “Rafaello & Co” por, gjithashtu, kishte veshur një palë këpucë me take me plot shkëlqim nga Bottega Veneta, që kushtojnë 1 620 dollarë.