Rihanna motivion amerikanët që të dalin në zgjedhje!

28 tetor 2020 | 15:15

Zgjedhjet në ShBA janë afruar dhe fushata e dy kandidatëve për president, Donald Trump dhe Joe Biden po vazhdon.

Ndërsa preferencat e tyre për Trump dhe Biden kanë treguar edhe emrat më të njohur të artisti, muzikës dhe filmit në Amerikë.

Kur disa nga ta kanë treguar publikisht se kë mbështesin për president, të shumtë ishin ata që kanë bërë thirrje që të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Në mesin e këtyre është edhe diva e muzikës, Rihanna e cila ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar nga qytetarët amerikanë që të dalin të votojnë.

“Nuk e di se kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por presidenti i ardhshëm i Amrikës do të zgjidhet brenda 7 ditëve. A keni votuar ende?”, ka shkruar Rihanna në postimin e saj.

Kujtojmë që në mesi e artistëve që ka shfrytëzuar ndikimin për t’i motivuar amerikanët për zgjedhje ka qenë edhe ylli kosovar i muzikës, Dua Lipa e cila ka treguar hapur mbështetjen e saj për kandidatin demokrat, Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësja e Kosovës në futboll, Afërdita Fazlija, ka thënë se…