Rihanna padit babain “hajdut”!
Rihanna, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ka paditur babain e saj, Ronald Fenty, për shkak se ka shkelur të drejtën ekskluzive të markës së saj, “Fenty”, duke e përdorur për të krijuar një agjenci talentesh. Por jo vetëm kaq: këngëtarja nga ishujt Barbados, gjithashtu e kundërshton atë që ka kaluar si përfaqësuesi i saj, duke u përpjekur për të shitur disa nga albumet e 30-vjeçares në Amerikën Latine për 15 milionë dollarë.
Rihanna ka regjistruar mbiemrin e saj, Fenty, pikërisht, si një markë për kompaninë e saj që bën produkte të ndryshme nga ato të bukurisë, deri tek të të brendshmet e femrave. Babai ka përdorur në mënyrë të pahijshme dhe pa leje të njëjtën markë për biznesin e tij.
Sipas TMZ, e cila ka zbuluar burimet, popstar-ja i ka dërguar disa herë letra të “cease & desist” ndaj Ronald Fenty, në mënyrë që ai të mos e përdorë emrin dhe sidomos të mos e përfaqësojë atë pa lejen e saj. Por babai i ka injoruar paralajmërimet e avokatëve.
Këngëtarja pastaj kaloi në masat e forta dhe po konsideron që të kërkojë edhe dëmshpërblime.
Megjithëse Robert Fenty dhe nëna e saj Monica u divorcuan kur Rihanna ishte 14 vjeçe, ai qëndroi pranë vajzës së tij dhe vëllezërve të saj, Rorrey dhe Rajad. Të dy ishin parë publikisht për herë të fundit së bashku në nëntor, kur kremtuan ditëlindja e 90-vjetorit të gjyshit të tyre nga nëna Lionel Braithëaite, në një klub nate në Bridgetoën, Barbados.