Rihanna pozon për revistën e famshme

03 qershor 2021 | 12:01

Rihanna është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas një pauze disa vjeçare nga muzika dhe nga bota e modës.

Këngëtarja nga Barbadosi ka pozuar për revistën e famshme “Vogue Italia”, përmes së cilës vjen me një pamje më ndryshe.

33-vjeçarja, është bërë kështu këngëtarja e dytë pas Madonna-s, e cila arrin të pozojë për katër revista “Vogue” në mbarë botën: American Vogue, British Vogue, Vogue Paris dhe Vogue Italia.

Rihanna është duke punuar shumë për të sjellë edhe albumin e saj të ri, i cili do të lansohet  në treg pas një pauze prej afro 5 vjetësh në muzikë.

Albumi i fundit i saj ishte “Anti”, i publikuar në fillim të vitit 2016.

Ndërkohë, siç është bërë me dije nga mediet ndërkombëtare, projekti i ri i këngëtares, i cili do të jetë albumi i saj i nëntë, pritet të titullohet “R9”.

Këngët parashikohet të jenë hite të radhës duke pasur parasysh se Rihanna është njëra prej këngëtareve më të dëgjuara në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj ka marrë pjesë…