Rihanna pushton ballinën e “Vogue” me ASAP Rockyn dhe djalin e tyre
15 shkurt 2023
| 19:12
Rihanna është bërë pjesë e ballinës së revistës prestigjioze “Vogue” britanik.
Këngëtarja amerikane do të jetë në kopertinën e numri të revistës për muajin mars.
Ajo ka pozuar për “Vogue” me të dashurin e saj, ASAP Rocky, dhe fëmijën e tyre të parë, i cili ka ardhur në jetë në maj të vitit të kaluar. Ata të tretë shfaqen nga një plazh, shumë të lumtur.
Kjo është hera e parë që Riri pozon bashkë me djalin e saj për ndonjë revistë.
Këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi është përfolur shumë ditëve të fundit për shkak të performancës së saj në “Super Bowl”, që ishte edhe paraqitja e saj e parë “live” brenda pesë vitesh.
Në fillim të performancës ajo zbuloi edhe se është në pritje të fëmijës së dytë, duke shfaqur barkun tashmë të rrumbullakosur.