Rihanna shënon dy-vjetorin e hapjes së kompanisë së saj
12 maj 2020
| 13:25
Këngëtarja e njohur Rihanna ka shënuar dy vjetorin e hapjes se kompanisë së saj “Savage X Fenty”.
Ajo fitoi rreth 150 milion dollarë nga linja e saj e të brendshme dhe veshjeve, “Savage X Fenty”, në vitin e saj të parë.
Dhe Rihanna hyri në “Instagram” për të kremtuar përvjetorin e dytë të kompanisë së saj të suksesshme.
32-vjeçarja u zhvesh në të brendshme për të festuar këtë datë të rëndësishme bashkë me ndjekësit e saj.
“Ne u bëmë 2 vjeç dhe ju njerëz keni qenë mbështetës të pabesueshëm, besoni në markën tonë, vlerësuat atë për të cilën kemi kërkuar, dhe sigurisht keni blerë”, ka shkruar këngëtarja.
https://www.instagram.com/p/CADqv2_HPPs/