Rihannën mund ta takoni vetëm me 1.500 dollarë
06 shtator 2018
| 18:16
Vitin e kaluar, Rihanna ka publikuar linjën e saj kozmetike “Fenty Beauty” në Dubai dhe duket se do rikthehet sërish atje.
Rihanna do udhëtojë për në Dubai më 29 shtator ku do japë disa mësime për aplikimin e grimit në bashkëpunim me Sephora. Pranë saj do jenë artistët e grimit Hector Espinal dhe Pirscilla Ono.
30-vjeçarja do mbajë një fjalim të gjatë për dy orë ku do tregojë teknika të reja për tu dukur bukur. Por duhet paguar një çmim i lartë për ta takuar. Fansat e saj më të mëdhenj janë pak të dëshpëruar pasi duhen 1.497 dollarë për të qenë pjesë e audiencës.
Ndërsa ata që duan të jenë në rresht të parë do paguajnë 2.041 dollarë.