RIHAPËN PUSIN
03 shkurt 2021
| 08:16
ISMET TAHIRAJ
(Qirez, Likoshan, 1990)
1.
Tri metra
Rihapën pusin
Oh pusin.
2.
Në fund të pusit
Gjetën kafka
Në mes zallahisë
Skelete.
Zhurmëria qetas tha:
Të përdhunuara,
Të gjalla
Na hodhën këtu
Shkelësit e përhitur.
3.
As kish’ qyp floriri
As gurë xhevahiri.
Por jetëra të sosura.
Në pus, fund pusi
Skeletet fshihnin
Kokat e virgjëreshave.
(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020)