Rihapet Akropoli për vizitorët

18 maj 2020 | 12:24

Është rihapur sot për vizitorët Akropoli në Athinë, pasi u mbyll përkohësisht për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Sipas Ministrisë greke të Kulturës, më shumë se 200 site arkeologjike në vend do të rifillojnë aktivitetin ditën e sotme.

Këto janë objektet e para kulturore të hapura në vend dhe më pas pritet që të hapen kinematë në ambiente të jashtme më 1 qershor, muzetë më 15 qershor dhe aktivitetet kulturore në 15 korrik.

Sitet arkeologjike do të funksionojnë nga 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite. Fashë orare kjo e vendosur nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi. Njerëzit duhet të respektojnë masat, që nga ruajtje e disancës e deri të numri I kufizuar në këto site.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temeqina dhe Jançishti, janë fshatra në Komunën e Malishevës, në…