Rihapet aplikimi për masën 1.3 – Mbështetja e Punësimit të Grave
17 dhjetor 2022
| 14:26
Ministria e Financave ka njoftuar se është rihapur aplikimi për masën 1.3 të Qeverisë së Kosovës, që ka të bëjë me mbështetjen e punësimit të grave.
Sipas një postimi publik, kjo mundësi është dhënë pas suksesit të masës 1.3 vitin e kaluar, ku sipas kësaj ministrie, u punësuan afër 5 mijë gra e vajza.
“Çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.
Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023.
Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, thuhet në njoftim.