
Rihapet në Mitrovicë ura e rinovuar nga FSK-ja dhe KFOR-i
30 janar 2018
| 15:48
Është hapur ura në pjesën jugore të Mitrovicës në afërsi të tunelit, pas rindërtimit dhe renovimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-i.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se kjo urë e cila lidh qytetarët e dy anëve të lumit është në interes të qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa komandanti i KFOR-it, Salvatore Couci, ka thënë se KFOR-i e ka mbështetur FSK-në në këtë projekt dhe se ky është një shembull se çfarë mund të bëjë FSK-ja.