Rihapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Likoc

01 shkurt 2022 | 16:47

Është rihapur Qendra e Mjekësisë Familjare në Likoc, pasi ishte mbyllur që nga tetori i vitit të kaluar për shkak të procesit të rinovimit.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani-Ibrahimi, kanë vizituar këtë qendër mjekësore, ku janë pritur nga personeli mjekësor. Me këtë rast, kryetari Nura i ka siguruar mjekët dhe infermierët e QMF-së në Likoc, përkrahje për furnizim të materialit dhe nevojave të tjera që kërkohen, me qëllim që qytetarët, përkatësisht pacientët, të kenë shërbimin sa më cilësor.

Në një reagim në “Facebook”, i pari i Skenderajt ka shkruar: “Punët e mira për t’i përmirësuar shërbimet shëndetësore në komunën e Skenderajt vazhdojnë. Ashtu siç kemi premtuar, nga sot është rihapur Qendra e Mjekësisë Familjare në Likoc, pas funksionalizimit para tri dite të repartit të radiologjisë në QKMF. Pas rrënimit të një ndërtimi pa leje në oborrin e kësaj qendre në Likoc, nga sot këtu rikthehen shërbimet mjekësore për pacientët e kësaj bashkësie lokale, pa qenë nevoja të bëjnë kilometra udhëtim në kërkim të mjekimit.  Mjekëve u uroj sa më pak punë!”, ka shkruar Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Java e dytë e muajit të tretë kishte…