Rihapet Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se në këtë javë do të rihapet qendra e kësaj lëvizje në Shqipëri.
Kjo lëvizje ka treguar se kanë marrë leje nga autoritetet shqiptare për rihapjen e qendrës së tyre, pas uljes së rasteve me Covid-19.
“Këtë javë po rihapet zyra e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Shqipëri, pas marrjes së lejes nga autoritetet për hapjen e aktivitetit në situatën e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë natyrore, marrë parasysh uljen e numrit të rasteve me Covid-19 në Shqipëri. Duke zbatuar protokollet e nxjerra për situatën e pandemisë, aktiviteti do të rifillojë me kujdesin maksimal për ndjekjen e të gjitha udhëzimeve. Tani më shumë se kurrë, në këtë krizë të thelluar e të shumëfishtë ekonomiko-politike, është urgjent përfytyrimi mbi alternativën zhvillimore”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri nëpërmjet llogarisë zyrtare në “Facebook”. /Epoka e re/ L.G/
https://www.facebook.com/LVVShqiperi/posts/547583026183153