Riijkardi refuzon Holandën
12 shtator 2020
| 13:19
Frank Riijkard ka refuzuar kombëtaren e Holandës.
Riijkard ka pasur mundësinë të marrë drejtimin e kombëtares së Holandës, por ish trajneri i Barcelonës duket se nuk ka qenë gati.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, holandezi ka refuzuar ta zëvendësojë Ronald Koemanin në stolin e ‘Tulipanëve’.
Riijkard është i pensionuar dhe nuk ka qenë i interesuar që të rikthehet në punën e trajnerit.
KNVB kanë konsideruar atë si trajnerin ideal për punën, pasi ai drejtonte kombëtaren edhe mes viteve 1998 dhe 2000. Riijkard do të vazhdojë të jetë i pensionuar nga puna e trajnerit.