Rijeka – Dukagjini, UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen e kthimit

30 korrik 2023 | 18:18

Dukagjini do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Rijekas. Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, u fitua minimalisht (0:1) nga skuadra kroate.

Bazuar në rezultat, ende gjithçka është e hapur për këtë sfidë – teksa vlen të përmendet se Dukagjini po shkruan historinë e klubit duke garuar për herë të parë në Evropë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Stadion HNK Rijeka”, me fillim prej orës 20:15.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët janë nga Irlanda e Veriut.

Jamie Robinson është caktuar si gjqytar kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Paul Robinson dhe Ryan Kelsey. Lee Philip Tavinder do të jetë gjyqtari i katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndalesa e radhës e ministrit të ri të Brendshëm të…