Rikalo: Investimet e MBPZHR-së po i fuqizojnë agrobizneset vendore

17 tetor 2018 | 17:16

Me investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, agrobizneset vendore po arrijnë të fuqizohen, duke sjellë kështu në treg produkte të cilësisë së lartë sipas standardeve evropiane. Kështu është shprehur të mërkurën, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, në hapjen e edicionit të 18-të të Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Pijeve “Agrokos”, ku kanë marrë pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore.

Me këtë rast, ministri Rikalo, ka thënë se Ministria e Bujqësisë përmes masave të shumta përkrahëse për  agrobizneset vendore po ndikon që ato të zgjerojnë veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, gjë që po ndikon edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar. “Ne si ministri me politikat tona strategjike jemi të orientuar në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për prodhuesit vendorë. Po ashtu, përmes investimeve që po bëjmë në sektorin e bujqësisë po ndikojmë që ky sektor të bëhet gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe në këtë rol kyç luajnë edhe agrobizneset”, ka thënë Rikalo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 17 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë…