Rikalo, pjesë konferencës ndërkombëtare ministrore në Maribor

24 gusht 2018 | 15:56

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, me ftesë të zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zidan, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore me temën “Zonat rurale dhe bujqësia si një mundësi për Njerëz të rinj”, e cila po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Kjo konferencë do të fokusohet në rëndësinë e fermerëve të rinj dhe rinovimin e gjeneratave për të ardhmen e bujqësisë evropiane dhe sigurimin e sigurisë ushqimore, ndërsa janë të ftuar të marrin pjesë ministrat e bujqësisë të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për pranim në BE, si dhe Këshilli Evropian i Fermerëve të Rinj (CEJA).

Gjatë diskutimit në këtë konferencë, ministrat do të shkëmbejnë mendime rreth asaj se si të ndihmojnë të rinjtë në fshatra për ta bërë mjedisin më miqësor, në mënyrë që më shumë të rinj të vendosin të jetojnë në zonat rurale dhe të punojnë si fermerë dhe si të krijojnë një mjedis më stimulues për gratë e reja që jetojnë në ato zona.

Diskutimi gjithashtu do të adresojë digjitalizimin në bujqësi.

Aplikimi i mjeteve dhe teknologjive të reja të informacionit, bazave të të dhënave dhe inovacioneve mendohet se çon në një konkurrencë më të madhe, menaxhim më të mirë dhe reduktim të ngarkesave administrative. Ministrat do të shkëmbejnë përvojën në lidhje me transferimin e teknologjive të informacionit në bujqësi dhe rolin që fermerët e rinj luajnë në këtë aspekt.

Ministri Rikalo, në një takim të veçantë me ministrin Zidan biseduan për mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e politikave bujqësore.

Rikalo ka theksuar se Sllovenia është një partner shumë i mirë ekonomik dhe politik i Republikës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka takuar të…