Rike Roçi: Çunat shqiptarë kanë uri, më thonë të hëngsha…
Rike Roçi u cilësua si një nga vajzat më të bukura në “Big Brother 6” dhe konkurrimi në këtë “reality show” i dha famë.
Fama e saj u rrit edhe në Evropë kur së bashku me shoqen e saj bënë tifozllëk për Shqipërinë në ndeshjen me Francën, në “EURO 2016”.
Asokohe ajo u konsiderua si “tifozja më seksi shqiptare” dhe u rendit ndër tifozet më seksi të “EURO 2016”-ës.
Bukuroshja shqiptare, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen, ka bërë një deklaratë të fortë.
Ajo tregoi në një dalje televizive se si e ngacmojnë meshkujt në rrugë. Rikja tha se meshkujt shqiptarë janë të uritur, pasi gjithmonë kërkojnë që “t’i hanë” ndonjë pjesë të trupit.
“Më ka rastisur që sa herë dal në këmbë janë të uritur këta çunat, nuk e di nuk hanë bukë në shtëpi dhe gjithmonë thonë ‘O të hëngsha këtë, o të hëngsha atë’ kanë uri, kanë uri”, theksoi modelja.