Rikonfirmohet mbështetja e Britanisë në fushën e drejtësisë
07 shkurt 2024
| 13:32
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me homologun e saj britanik, Alex Chalk.
Haxhiu ka thënë se gjatë takimit me Chalkun është rikonfirmuar mbështetja dhe fuqizimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.
Ndërsa, dje, Haxhiu ka takuar edhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Gjatë takimit, Haxhiu dhe Kearns, kanë biseduar për forcimin e sundimit të ligjit, situatën politike dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.