Rikonfirmohet njohja e Kosovës nga Guinea-Bissau (Dokument)
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka pranuar zyrtarisht notën verbale nga Ambasada e Republikës së Guinea-Bissau-t në Bruksel, që mban datën 24 janar 2018 nëpërmjet të cilës është rikonfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-presidenti i këtij shteti, Malam Bacai Sanha, më 10 janar 2011.
Ky ishte konfirmim zyrtar i notës verbale tek institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.
“Ministria e Punëve të Jashtme e ka shpërndarë të njëjtin dokument tek mediat vendore me 2 Shkurt, 2018 andaj çdo rënie pre e fushatës së egër propagandistike dhe të lajmeve të rreme serb është e papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me interesin nacional të vendit për të forcuar subjektivitetin dhe integrimin ndërkombëtarë”, është thënë njoftimin e MPJ-së.
/Epoka e re/