Rikonfirmohet: Ruzhdi Kurtishaj më i preferuari i PDK-së në Suharekë
25 shkurt 2019
| 10:40
“Suhareka live” ka publikuar edhe Exit poll-in e dytë me radhë për dy kandidatët tjerë të mundshmëm për të marrë timonin e PDK-së në Suharekë.
Si kandidatë të mundshëm dhe më të përfolurit në Exit pollin e parë kanë qenë Ruzhdi Kurtishaj dhe Flurim Kryeziu.
Por pas Exit pollit prej 1336 votuesve më i besuari ka dalë Ruzhdi Kurtishaj me 59%, ndërsa Kryeziu me 41%.
Ndërsa në Exit poll-in e dytë si kandidatë të mundshmën për të udhëhequr PDK-në e Suharekës janë paraqitur Ruzhdi Kurtishaj dhe Murtez Zekolli.
Si kandidat i preferuar edhe në raundin e dytë ka dal Ruzhdi Kurtishaj me 52% duke mundur Zekollin me diferencë të konsiderueshme me 48%. Pas këtij sondazhi i hapet rruga Kurtishajt për të garuar për të parin e PDK-së në këtë komunë.