Rikonstrukti i gjirit pa pagesë për herë të parë në QKUK

09 tetor 2023 | 11:04

Klinika e Kirurgjisë Plastike në bashkëpunim me Shoqatën e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv, për herë të parë, janë duke ofruar rikonstruktimin e gjirit pa pagesë për të gjitha gratë, të cilat kanë kaluar fazën e kancerit të gjirit.

E gjithë kjo po bëhet në muajin e ndërgjegjësimit për gratë e prekura me kancer të gjirit. Ndërkohë moto e kësaj iniciative është “T’i kthejmë buzëqeshjen gruas”.

Drejtori i Shoqatës së Kirurgëve Plastik, Ylber Zejnullahu, ka thënë për “KosovaPress” se përmes donacioneve të mbledhura, këtë vit ofrohet rikonstruktimi i gjirit për gratë e prekura me kancer të gjirit.
Ai ka thënë se një trajtim i tillë sikur në shtetet e tjera, edhe në Kosovë ka qenë i nevojshëm.

“Ne kemi marrë shkas duke parë se nevojat e grave, se kanë nevojë për rekonstruksion mbasi e kanë kaluar kancerin. Aspekti psikologjik është shumë i rënduar dhe kemi dashur që të krijojmë si shtetet tjera një fond të veçantë përmes QKUK-së dhe donacioneve nga jashtë. Kemi siguruar një sasi të disa balonave të cilët e rrisin sipërfaqen e lëkurës, sepse atyre iu mungon një gjoks, rrallë edhe dytë”, ka thënë Zejnullahu.

Zejnullahu ka treguar se ky operacion është shumë i kushtueshëm nëse bëhet në klinika private.

Ai ka bërë thirrje të gjitha grave që të interesohen për këtë model të përmbushjes së gjirit sepse e gjitha procedura është falas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Drake në Iowa, Shtetet e…