Rikthehen dasmat në SHBA, 500 çifte kurorëzohen bashkarisht në Nju Jork

11 korrik 2022 | 11:07

Rreth 500 çifte dasmat e të cilëve ishin anuluar  për shkak të pandemisë morën  pjesë në një ceremoni martesore simbolike në Qendrën Lincoln në Nju Jork.

Një imam, një rabin dhe një pastor kurorëzuan simbolikisht lidhjen e tyre në martesë.

“Dasma u vonua një vit për ne për shkak të pandemisë. ne në fakt u fejuam këtu në Lincoln Center. Dhe kështu ky është një vend shumë i veçantë për ne. Dhe është një vend ku kalojmë shumë kohë”tha nusja.

Kryebashkiaku i New York i pranishëm në  ceremoni, tha se pavarësisht çdo gjëje  Nju Jorku është i pamposhtur.

“Asgjë nuk mund të shkatërrojë kurrë shpirtin tonë. Asgjë nuk mund të shkatërrojë kurrë dashurinë tonë për njëri-tjetrin dhe asgjë nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë dashurinë që keni për personin me të cilin keni vendosur se do të kaloni jetën tuaj” , tha ai.

New Yorku ka qenë një vendet më të prekura nga covid në SHBA, gjatë këtyre viteve të pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitet e fundit janë larguar mijëra qytetarë nga Kosova për…