Rikthehen garat në Ligën e Parë, FC Suhareka e pret në shtëpi Phoenix-in

16 shtator 2023 | 14:39

Pas një pushimi dyjavor rikthehet futbolli në Kosovë. Sot zhvillohen disa takime të Superliges si dhe të Ligës së Parë.

Ndeshja që spikat në Ligën e Parë është ajo në mes FC Suharekes dhe Phoenix-it të Istogut.

E për këtë ndeshje ka shkruar edhe Presidenti i FC Suharekës, Rrustem Aliaj. Alija ka thënë se “FC Suhareka si gjithnjë do të jetë nikoqire e mirë, ndërsa ndeshja do të jetë e fortë dhe cilësore e mbi të gjitha korrekte”.

Postimi i plotë i Aliajt:

Pas dy jave rikthehen garat në Ligën e Parë

Pas fitores bindëse ndaj Trepçës në Mitrovicë dhe pas pushimit dyjavorë të Ligës së Parë, për shkak të kualifikimeve për Euro 2024 që pati Kombëtarja “A”,  FC Suhareka u rikthehet këtë fundjavë garave.

Po ashtu pas fitores ndaj Ulpianës në miqësore, në Suharekë mirëpresim skuadrën Phoenix mjaft të mirë. FC Suhareka si gjithnjë do të jetë nikoqire e mirë, ndërsa ndeshja do të jetë e fortë dhe cilësore e mbi të gjitha korrekte.

Skuadra e jonë FC Suhareka ngadalë në secilin ndeshje po përparon sa i përket lojës dhe rezultateve, ndaj nuk ka pse të jetë ndryshe kësaj radhe.

Edhe në këtë ndeshje ftojmë të gjithë adhuruesit që të jenë me ne.

Djemve u urojë suksese e na priftë e mbara!

Me respekt

Rrustem F. Aliaj

#fcsuhareka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se…