Rikthehen gjyqtarët e huaj në gjysmëfinale dhe finale të ‘play-off’-it
Faza më e nxehtë e kampionatit elitar të Kosovës pritet të rikthejë gjyqtarët e huaj për ti gjykuar disa nga ndeshjet.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, FBK-ja në koordinim me klubet pjesëmarrëse të “play-off”-it pritet të marrë vendim që në ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale të gjykojë nga një refer i huaj dhe dy vendorë.
Në edicionin e kaluar në ndeshjet e “play-off”-it kishin gjykuar nga dy gjyqtarë të huaj e një vendor, derisa kishte pasuar edhe një skandal lidhur me dy referë nga Greqia të cilët ishin zënë duke biseduar me një person të panjohur në orët e vona jashtë hotelit ku ishin të akomoduar dhe ishin akuzuar për tentim-kurdisje të ndeshjes, madje rastin e kishte konfirmuar edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. Gjyqtarët në fjalë së fundmi janë suspenduar nga FIBA, për kryerje të funksionit në bazë të Kodit të Etikës dhe Integritetit. Ata janë dënuar për “mosraportim”.
Në gjysmëfinalen e parë do të takohen Peja – Ylli, derisa në gjysmëfinalen e dytë, Trepça e pret fituesin e serisë mes Vëllaznimit dhe Prishtinës, atje ku rezultati është i barabartë 1-1 me fitore.
Në gjysmëfinale, ekipi që arrin tri fitore kalon tutje dhe shpallet kampion. /AsistiOnline.com/