
Rikthehen kontrollet në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore.
Gjatë kësaj periudhe, pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunim e të dhënave të drejtueseve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.
Kjo edhe për shmangien e radhëve dhe pritjeve për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së mjeteve dhe udhëtarëve nisur edhe nga fakti i përmirësimit të kushteve të motit.
Edhe pse drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen për lëvizje të lirë gjatë gjithë vitit ata thonë se nuk është pritur gjatë në kufi ndërsa kontrollet i shohin normale.
Ndërkohë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare lëvizja është pa kontrolle për automjetet me traga të Shqipërisë dhe Kosovës.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të mjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit