
Rikthehen lëkundjet e tokës në Shqipëri
24 shtator 2019
| 09:10
Mëngjesi i sotëm ka rikthyer sërish lëkundjet e tokës në Shqipëri. Një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi 2 km është regjistruar në orën 07:22.
Epiqendra ka qenë 1 km në perëndim të Vorës, shumë pranë me kryeqytetin, Tiranën.
Lëkundjet janë ndjerë në Vorë, Tiranë, Durrës dhe zonat e tjera përreth.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale. (TCh)