Rikthehen në shtëpitë e tyre mbi 1 milion ukrainas
19 maj 2022
| 23:04
Më shumë se një milion refugjatë ukrainas janë kthyer në shtëpi pasi janë “të frustruar me shqetësimin e luftës në rritje me sisteme të ndryshme rreth Bashkimit Europian”, tha ambasadori i Ukrainës në Britani.
Vadym Prystaiko u shpreh se refugjatëve ukrainas u mungojnë të dashurit e tyre, shtëpitë e tyre dhe punët e tyre që bënin në shtetin e tyre, raporton BBC.
Ai shtoi se kryebashkiakët e Kievit dhe Kharkhivit u thanë njerëzve që të mos kthehen në qytete pasi ishte ende e pasigurt.
“Një nga gjërat që do të doja të trajtoja është se si ne mund të jemi ende në gjendje t’i mbajmë ata këtu ose në Bashkimin Europian, ndonjëherë përtej vendit si në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Prystaiko.