Rikthehen pritjet e gjata në Merdarë dhe te Dheun e Bardhë
03 janar 2019
| 17:50
Me rastin e festave të fundvitit janë krijuar kolona të gjata të pritjeve në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë. Kolona e automjeteve në pikëkalimin kufitar në Merdare është 1 000 metra e gjatë në dalje.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, qytetarët në këtë pikë kufitare presin dy orë për të dalë nga territori i Kosovës, kurse ata që hyjnë në territorin tonë nuk presin më shumë se dhjetë minuta. Ndërkaq, tek pika tjetër kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, gjegjësisht te Dheu i Bardhë, kolona është 450 metra dhe për të dalë nga kjo pikë pritjet janë deri në 90 minuta.